Për  Znj. ALMA MUHAMET DEMBROZI

Me adresë të njohur: Kavajë    

Me shkresën nr.4090 prot., datë 08.11.2019, Këshilli i Bashkisë Kavajë, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës, në Këshill, si pasojë e humbjes së mandatit të Këshilltarit, z. Aldo Ilirjan Duro, propozuar nga subjekti politik, Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

Për plotësimin e vakancës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bashkia Kavajë, rezulton se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për Këshillin e Bashkisë Kavajë, ka shteruar. Sipas nenit 164, pika 4 të Kodit Zgjedhor, në rast se lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni ka shteruar, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.

 

Referuar vendimit të Kolegjit Zgjedhor nr. 32, datë 23.07.2019 “Për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Kavajë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, si dhe në bazë të nenit 164, pika 4 e Kodit Zgjedhor, herësi më i lartë brenda koalicionit i takon subjektit politik Partia G-99.

 

Në këto kushte zëvendësimi i vakancës do të bëhet sipas përcaktimeve të nenit 164, pika 2 të Kodit Zgjedhor me kandidatin e radhës. Në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.14900 prot., datë 05.12.2019 është njoftuar z. Ilir Hazis Hasa, me kërkesë për plotësim dokumentacioni kandidati vijues nga lista shumemërore e Partisë  G-99, për Këshillin e Bashkisë Kavajë, të cilit i kalon mandati i Këshilltarit.

 

Referuar nenit 11, të ligjit Nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe vendimit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, Kreu II, pika 3, parashikon se: “Në rastet kur procedura e kandidimit, zgjedhjes apo emërimit për pozicionet dhe subjektet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit, atëherë organi kompetent e njofton atë që, brenda 10 ditëve nga njoftimi, të depozitojë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sipas këtij vendimi, me përjashtim kur parashikohet ndryshe me ligj.

 

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim. Në këtë rast, organi kompetent ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjekti për t’u kandiduar, zgjedhur apo emëruar në atë funksion publik.

 

  1. Ilir Hazis Hasa brenda afatit ligjor, nuk ka depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Duke qenë në këto kushte KQZ-ja, konstaton se ka refuzuar dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, me shkresën nr. 17 prot., datë 09.01.2020 i është drejtuar kandidatit me numër rendor 03, Kavajë të cilit i kalon mandati i këshilltarit, znj. Marina Lutfi Koçi, me kërkesë për plotësim dokumentacioni, si kandidat vijues i listës shumemërore të Partisë G-99, për Këshillin e Bashkisë Kavajë.

 

Znj. Marina Lutfi Koçi, nuk ka depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

 

Duke qenë në këto kushte KQZ-ja, konstaton se ka refuzuar dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor procedon me kandidatin vijues të

listës shumemërore të subjektit politik, Partia G-99, Bashkia Kavajë, të cilit i kalon mandati i këshilltarit. Me shkresën nr. 148 prot., datë 03.02.2020 i është drejtuar kandidatit me numër rendor 04, Kavajë të cilit i kalon mandati i këshilltarit, z. Arben Prokop Trifi me kërkesë për plotësim dokumentacioni, si kandidat vijues i listës shumemërore të Partisë G-99, për Këshillin e Bashkisë Kavajë.

 

  1. Arben Prokop Trifi brenda afatit ligjor, nuk ka depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Duke qenë në këto kushte KQZ-ja, konstaton se ka refuzuar dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor procedon me kandidatin vijues të

listës shumemërore të subjektit politik, Partia G-99, Bashkia Kavajë, të cilit i kalon mandati i këshilltarit. Me shkresën nr. 221 prot., datë 22.02.2020 i është drejtuar kandidatit me numër rendor 05, z. Mendel Abdyl Byku me kërkesë për plotësim dokumentacioni, si kandidat vijues i listës shumemërore të Partisë G-99, për Këshillin e Bashkisë Kavajë. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me dt. 25.02.2020, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se rezulton të jetë në Itali.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” me date 02.03.2020 ka bërë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij.

 

  1. Mendel Abdyl Byku, nuk ka depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

 

Duke qenë në këto kushte KQZ-ja, konstaton se ka refuzuar dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor procedon me kandidatin vijues të

listës shumemërore të subjektit politik, Partia G-99, Bashkia Kavajë, të cilit i kalon mandati i këshilltarit, me numër rendor 06, znj. Alma Muhamet Dembrozi,

 

Përpara plotësimit të vakancës në Këshillin e Bashkisë Kavajë, kandidati i listës shumemërore të Partisë G-99, znj. Alma Muhamet Dembrozi, duhet të depozitojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda 10 ditëve formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit.

 

Me shkresën nr. 961 prot. datë 10.04.2020, kandidatit i është dërguar në adresën e njohur si më sipër, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me dt. 14.04.2020, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se pa adrese, i panjohur.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij.  Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e saj për dorëzimin e formularit të vetedeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Ju bëjmë me dije se formulari i vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar në kompjuter, në të  gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me Kreun II, pika 7, dhe Kreun III pika 2, e Vendimit të Kuvendit nr.17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

 

                                                                                                                                                                KRYETAR

                                                                                                                                                       Klement  ZGURI 

ZV/KRYETAR

Denar BIBA