Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjir nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vendosa të zhvilloj seancë publike:

 

Data e seancës: 17.12.2020, ora 17:30

 

Rendi i ditës:

  1. Projektvendim “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”,
  2. Projektvendim “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”,
  3. Projektvendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KRIK për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”,
  4. Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore në zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 prill 2021”.

 

Materialet e rendit të ditës janë bashkalidhur këtij njoftimi. Ato mundet të tërhiqen nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.

 

MATERIALET E MBLEDHJES

                                                                             Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

 

                                                                                             Ilirjan CELIBASHI