Konferenca e 25-të e ACEEEO- dita e III

Sot eshte dita e trete, dhe njëkohësisht përmbyllëse e punimeve të Konferencës e 25-te Vjetore e ACEEEO-s. Agjenda e kësaj dite do të trajtojë tema të rëndësishme: çeshtje që lidhen me organet drejtuese të zgjedhjeve si dhe me masat mbrojtëse për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Trajtimi i temës së parë do të moderohet nga z. Zenoas Vaigaskas, Kryetar i KQZ-se se Lituanisë, dhe referimet e z. Anris Cindars, Kryetar i KQZ se Latvias, znj. Natilia Iuras, Drejtore e Qendrës për Trajnimin Zgjedhor ne Moldavi, z. Gregor Ëenda, zv. Shef i departamenti për ceshtjet zgjedhore ne Republikën e Austrisë, zj. Alenka Verbole, eksperte e larte zgjedhore, pritet të plotësohen më diskutime dhe shkembime idesh nga kryetarë dhe anëtarë të trupave zgjedhore të pranishëm.

Tema e dytë do te moderohet nga z. Tiberiu Csaba Kovacs, Sekretar i Pergjithshem i Autoritetit Zgjedhor të Rumanisë, z. Bekmatov, Nen Kryetar i KQZ Kazakistanit, zj. Robinson, Kryetare e KQZ-se Bullgarise, zj. Vaigauskas, Kryetare e KQZ-se Lituanise, do të synojnë nxitjen e dikutimeve dhe shkëmbimin e ideve për masat mbrojtëse për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe për rëndësinë e teknologjisë moderne në këtë drejtim. Drejtimi dhe zhvillimi i sistemit të informatizimit të integruar të zgjedhjeve, do të jetë trajtesa përmbyllëse e kësaj teme, e cila do të bëjë prezent për të pranishmit rastin dhe eksperiencën shqiptare.

Sipas agjendës, në 13:00- 14:00, do të bëhët mbyllja zyrtare e Konferencës së 25 të ACEEEO-s, gjatë së cilës do të bëhët një përmbledhje e gjetjeve të Konferencës nga Sekretari i Përgjithshëm i ACEEEO-s, z. Szolnoki dhe Presidentja e ACEEEOs zj Luzi, si dhe do të adresohen përshëndetje nga Kryetarë të trupave zgjedhore dhe ekspertë zgjedhorë të pranishëm.