Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shyqrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e Manualit të Punës së Grupit të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 7 Maj 2017”.
2. “Për miratimin e Manualit të Punës së Grupit të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”.
3. “Për caktimin e disa Vendeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”. KQZ miratoi:
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.9, nr.10, nr.11, Qarku Kukës.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, Qarku Durrës.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.62, nr.63, nr.64, nr.65, nr.66, Qarku Berat.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.74, nr.75, nr.76, nr.77, nr.78, nr.79, nr.80, Qarku Gjirokastër.
4. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëtit të KZAZ-së nr. 69, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”.
5. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e Vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemerore për Këshillat Bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për:
– Zj. Lezina Vorfaj, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë
– Zj. Natasha yzeiraj, Bashkia Fier, Qarku Fier.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, “Për caktimin e disa Qëndrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperisë, të datës 18 Qershor 2017”.