KQZ, KiE dhe NDI tajnojnë financierët e partive politike

Sot, u zhvillua trajnimi mbi “Raportimin e subjekteve zgjedhore, korniza ligjore dhe format-raporti i satndardizuar i KQZ”, për financierët e partive politike, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Këshilli i Evropës dhe Institutin Demokratik Amerikan.

Aktiviteti kishte si qëllim që të lejojë pjesëmarrësit të kuptojnë mirë detyrimet ligjore për raportimin financiar dhe të rrisin kapacitetet e tyre për të siguruar një zbatim efektiv të kërkesave të raportimit bazuar në modelet e reja të miratuara nga KQZ.

Programi i Trajnimit synoi ndërtimin e kapaciteteve të partive politike për të paraqitur raportet financiare në përputhje me kërkesat ligjore dhe përfshiu ushtrime dhe shembuj konkretë për kryefinancierët e partive politike për të siguruar një zbatim efektiv të kërkesave për raportimin financiar sipas format-raportit të ri.