Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, znj. Suzana Topi.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Fushë-Arrëz, KZAZ nr. 08, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 08 për vazdhimin e procedurave të regjistrimit të listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Fushë-Arrëz, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Has, KZAZ nr. 10, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 10 për vazdhimin e procedurave të regjistrimit të listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Has, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Pukë, KZAZ nr. 07, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 07 për vazdhimin e procedurave të regjistrimit të listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Pukë, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Mat, KZAZ nr. 16, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazdhimin e procedurave të regjistrimit të listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Mat, të Partisë Demokracia Sociale, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Mat, KZAZ nr. 16, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazdhimin e procedurave të regjistrimit të listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Mat, Partia e Gjelbërt, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Sarandë, KZAZ nr. 88, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 88, për vazdhimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Sarandë të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Finiq, KZAZ nr. 89, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 89, për vazdhimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për Këshillin e Bashkisë Finiq të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  • “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.44, Nr.45, Nr.46, Nr.47, Nr.48, Nr.49, Nr.50, Nr.51, Nr.52, Nr.53, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  • “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.81, Nr.82, Nr.83, Nr.84, Nr.85, Nr.87, Nr.88, Nr.90, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  • “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr.74, Nr.75, Nr.76, Nr.77, Nr.78, Nr.79, Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  • “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandiatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Mikel Tabaku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të mandatit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
  • “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandiatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Vangjel Kallajxhiu, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të mandatit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Selami Jenisheri.
  • “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Besnik Troplini.
  • Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Z. Leonardo (Altin) Gjovalin Nikolli, anëtar i këshillit të bashkisë Mirditë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi vazdhimin e mandatit të z. Leonardo (Altin) Nikolli, me detyrë Anëtar në Këshillin e Bashkisë Mirditë.