Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

  • ”Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për miratimin e modelit të shenjave dalluese , që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për miratimin e modeleve të procesverbaleve të administrimit të materialeve zgjedhore , që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për miratimin e modelit të kodeve/vula të sigurisë, që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për miratimin e modelit të dhomës së fshehtësisë , që do të përdoret për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.
  • ”Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019”.