Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilluan sot një takim konsultativ me ekspertët znj. Lisa Klein, ish-drejtoreshë e Departamentit të Financave Politike dhe z. Philip Tuker, ish-drejtori i Departamentit të IT në Komisionin Zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi u zhvillua në kuadër të ekspertizës së vazhdueshme që Instituti Demokratik Amerikan (NDI) me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, jep për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me financimin e partive politike.

Në fokus të takimit konsultativ ishte puna e bërë deri tani për rritjen e transparencës së financave të partive, si edhe hapat që duhet të ndërrmerren në vijim, duke u mbështetur edhe tek rekomandimet e OSBE/ODIHR.