Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016.
KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, duke shpallur fitues z. Ilia Stefo, kandidat i propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– “Për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
KQZ vendosi të zgjedhë si Zëvëndëskryetar, z. Hysen Osmanaj.