Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për të shqyrtuar projektvendimin, “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
Pas kërkesës së Partisë Demokratike, KQZ vendosi shtyrjen e mbledhjes për në ditën e Shtunë, dt. 03.12.2016, në orën 09:00.