Kryetari i KQZ-së, Zguri takon Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri priti në takim Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda.

Qëllimi i takimit ishte kërkesa për bashkëpunim me KQZ, e Institucionit e Komisionierit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, në promovimin e fushatës “Rekomandimi mbi Luftën kundër Diskriminimit dhe Gjuhës së Urrejtjes në fushatat zgjedhore”, angazhim i Rrjetit Europian të Organeve të Barazisë – EQUINET.

Kryetari i KQZ-së, z. Zguri vlerësoi se parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe i diskriminimit gjatë fushatës zgjedhore është i domosdoshëm.

Kryetari i KQZ-së e informoi z. Gajda lidhur me masat që KQZ,  në kuadër të organizimit të procesit zgjedhor të datës 30.06.2019, po merr për aksesin në informacion dhe krijimin e kushteve të përshtatura në personat me aftësi ndryshe, sipas  llojit të paaftësisë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke falenderuar z. Zguri për mbështetjen e ofruar për promovimin e parimit të mosdikriminimit, të barazisë dhe të tolerancës, shprehu gadishmërinë për të bashkërenduar punën institucionale me fokus trajtimin e problematikave të  zgjedhësve me aftësi ndryshe në zgjedhjet e datës 30.06.2019.