Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Partisë “Toleranca e Re”, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të mos regjistrojë Partinë “Toleranca e Re”, me kryetar z. Avdi Keçi dhe shkronja nistore “P.T.R.”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015.

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Partisë “Lëvizja Punëtore Shqiptare”, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datë 21.06.2015”. KQZ vendosi të mos regjistrojë Partinë “Lëvizja Punëtore Shqiptare”, me kryetar z. Shefqet Musaraj dhe shkronja nistore “P.L.P.SH.”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015.

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Partisë “Partia e të Drejtave të Mohuara”, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të mos regjistrojë Partinë “Partia e të Drejtave të Mohuara”, me kryetar z. Ilir Vata dhe shkronja nistore “P.D.M.”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015

– Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e Z. Vasil Bedinaj, si kandidat i Propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore, Bashkia Vlorë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë Komitetin Nismëtar, i cili do të organizojë punën për paraqitjen e z. Vasil Bedinaj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore të Bashkisë Vlorë.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private sipas lidhjes tabelës së mëposhtme:

Lidhja e Projekt Vendimit