Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 28.06.2019, Ora 09:00, me rend dite:
- “Për miratimin e gazetarëve të televizionit ZDF, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e gazetarëve të televizionit Kanal 5 Maqedoni, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e ekipi të Agjensisë Reuters, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Austriake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendi të numërimit të votave të ZAZ nr.4, ZAZ nr.5 dhe ZAZ nr.6, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.