Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.05.2019, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

  1. “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1, të subjektit “Bindja Demokratike”  me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.64, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Berat, z.Pavlo Shkarpa , për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për caktimin e mediave, miratimin e planeve të transmetimit të spoteve televizive dhe radiofonike për edukimin zgjedhor të shtetasve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.”
  3. “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”

Për disa ndryshime në vendimin nr.11 datë 18.01.2019 “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve