Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 11.04.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Diber, z. Agron Qoku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Fitimtar Zekthi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Dilaver Kamberaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Olsi Cukaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Fatmir Guda, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Socialiste e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Ora e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
- Për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore.
- Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik. Raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore.
- Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së më poshtë “Materialet e mbledhjes”.