Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Agron Qoku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z. Agron Qoku.
  2. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Fitimtar Zekthi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z. Fitimtar Zekthi.
  3. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Dilaver Kamberaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Dilaver Kamberaj.
  4. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Olsi Cukaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z. Olsi Cukaj.
  5. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Fatmir Guda, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Fatmir Guda.
  6. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Socialiste e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Socialiste e Shqipërisë’, me kryetar z. Edi Rama, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  7. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet’, me kryetar z. Gaqo Apostoli, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  8. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar’, me kryetar z. Ylber Valteri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  9. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor ”Partia Ora e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Ora e Shqipërisë’, me kryetar z. Zef Shtjefni, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
  10. “Për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore”.
  11. “Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik. Raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore”.
  12. “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.