Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për     organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.07, nr.60, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.2, të subjektit ‘Bindja Demokratike’ me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cërrik, znj. Merita Xhika’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46.

  1. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.3, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Bindja Demokratike”.

Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019′. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27.05.2019, ora 12:00.