Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.1, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Bindja Demokratike”.

Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 64, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Berat , z. Pavlo Shkarpa, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 23.05.2019.

  1. “Për lirimin dhe emërimin Kryesisht të sekretarit të KZAZ Nr.74, anëtarit të KZAZ nr.70, anëtarit të KZAZ-së nr. 85, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Tiranë të depozituara nga Partia e të Drejtave të Mohuara, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë së të Drejtave të Mohuara, pjesëtare e Koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkive të depozituara nga Partia Ardhmëria Shqiptare, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Bashkive; Elbasan, Durrës, Lezhë, të Partisë Ardhmëria Shqiptare, pjesëtare e Koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Vlorë të depozituara nga Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, pjestare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Bashkisë Vlorë, të Partisë Lëvizja Punëtore Shqiptare, pjesëtare e Koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat në disa bashki, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.