Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”?
– Projekt vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”?
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”?
KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes, në mbledhjen e ditës së mërkurë, dt. 23.03.2016, në orën 10:00.