Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Kavajë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 7 Maj 2017”.
KQZ organizoi shortin dhe miratoi rezultatin e tij, sipas të cilit, z. Astrit Haka, kandidat i mbështetur nga zgjedhësit, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe z. Klodian Shehi, kandidat i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, do të renditet i dyti.
– “Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë nr. 3, akti dt. 14.04.2017, për t’u shprehur me vendim në lidhje me kërkesën e datës 31.01.2017 të Partisë “Lista e Barabartë” me gërma nistore “LIBRA”. KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes.
– “Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim”. KQZ nuk mori vendim.