Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projekt-vendimet:
- “Për regjistrimin e kandidatëve për Kryetar Bashkie në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Arben Skënderaj, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, znj. Valbona Mezini, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, znj. Valbona Sakollari, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Ylber Gjeta, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Salvador Kaçaj, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- KQZ vendosi të regjistrojë si kandidat për kryetar në Bashkinë Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, z. Leonard Olli, të propozuar nga Partia Bindja Demokratike.
- “Për miratimin e listave shumemërore te kandidatëve për anëtarë në Këshillin e bashkive të depozituara nga Partia e Gjelbër, pjesëtare e koalicionit ‘Aleanca Për Shqipërinë Europiane’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiak, në bashkitë; Elbasan, Lezhë, Korçë, Kamëz, Tiranë, të Partisë së Gjelbër, pjesëtare e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për kryetar bashkie, të Partisë Bindja Demokratike, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
- KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-ve përkatëse për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie, të bashkive Këlcyrë dhe Tepelenë, të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.