Komisioni Qendrr i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e situatës në KZAZ-në nr. 1, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi:
a. Transportimin e të gjitha kutive të votimit me fletët e votimit, kutive të votimit me materialet zgjedhore dhe gjithe bazën materiale zgjedhore të ZAZ nr. 1, si ato të numëruara dhe të vlerësuara, ashtu dhe ato të mbetura të panumëruara e të pavlerësuara, dhe sjelljen e tyre në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë. Vazhdimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të kutive të votimit të panumëruara në ambientet e VNV të caktuar në shkollën “1 Maji” në Tiranë.
b. Procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, për ktutitë e panumëruara, pasyqyrimit të rezultateve në tabela do të kryhet nga stafi i KQZ-së me katër grupe.
c. Secili nga koalicionet, po ashtu dhe sejcila nga partitë politike që garon jashtë koalicioneve, ka të drejtë të paraqesë nga një vëzhgues për cdo tavolinë numërimi.