Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadrin e përgatitjeve për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 Qershor 2019, si dhe në zbatim të Vendimit nr.40, datë 26.12.2018 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për miratimin e strukturës, organikës dhe strukturën e pagave, të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 Qershor 2019” do të punësojë personel të përkohshëm sipas kategorive dhe punonjës mbështetës.