Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projektvendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, që do ti paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.
KQZ vendosi të miratojë Raportin Vjetor për veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë.
– Projektvendimin, “Për miratimin e Manualit të Trajnimit të KZAZ –së, pjesa e parë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019’’.
KQZ vendosi të miratoje pjesën e parë të manualit të Trajnimit të KZAZ-së, i cili qartëson detyrat e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, nga momenti i konstituimit deri në përgatitjen e Vendit të Numërimit të Votave, duke ndërthurur përcaktimet e Kodit Zgjedhor me detajimet e akteve nënligjore të KQZ-së.
– Disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr.2, datë 29.01.2013 “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve” .
KQZ nuk arriti të miratojë aktin normativ “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, pasi nuk mori votat e nevojshme.
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private , për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.