Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi verifikimin e deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të funksionarëve publik, deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, dhe kryetarë bashkie, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Nga verifikimi i dokumentacionit (të dhënave në formularin e vetëdeklarimit dhe vërtetimit të gjendjes gjyqësore), rrethanat e paraqitura në formularët e vetëdeklarimit, nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe ndërprerjen e mandatit.
Gjithashtu, KQZ shqyroi projekt-vendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumeemërore për anëtarë në këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakante në këshillat bashkiak.