Përdorimi i teknologjisë inovative në zgjedhje, KQZ merr pjesë në sipoziumin ndërkombëtar.

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri dhe Anëtari z. Bledar Skënderi morën pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar me temë “Përdorimi Efektiv i Teknologjisë Informatike në Zgjedhje: Transparenca dhe Auditimi”, i organizuar nga Këshilli Suprem Zgjedhor të Republikës së Turqisë.

Pjesëmarrësit në simpozium prezantuan praktikat e vendeve të tyre dhe shkëmbyen ide për sfidat e përdorimit të teknologjive inovative në zgjedhje dhe praktikat më të mira për t’u adaptuar në funksion të sigurisë dhe rritjes së transparencës.