Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro, projekt-vendimet:
1. “Për miratimin e disa afateve proceduriale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi këto afate proceduriale:
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 19, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 10 gusht 2016.
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 22 gusht 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.
– Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.19 jo më vonë së data 30 gusht 2016. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave, brenda 48 orëve.
– Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, jo më vonë se data 11 gusht 2013.
– Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, jo më vonë se data 15 gusht 2016.
– Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin Bashkisë Dibër, Komiteti Nismëtar duhet të rregjistrohet në KZAZ-në nr. 19, jo më vonë se data 15 gusht 2016.
– Dokumentat e kandidimit paraqiten në KZAZ-në nr.19 jo më vonë se data 19 gusht 2016. KZAZ-në nr. 19, bën verifikimin e tyre jo më vonë se 24 orë nga paraqitja dhe në rast se vëren parregullsi i kthen për plotësim. Dokumentat e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se 24 orë. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 24 orë nga riparaqitja e tyre.
– Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë, duhet të bëhet jo më vonë se data 26 gusht 2016. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të huaj duhet të bëhet jo më vonë se 72 orë para datës 11.09.2016.
– Prefekti i Qarkut Dibër, i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të Qarkut që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj për Vendin e Numërimit të Votave, jo më vonë se data 15 gusht 2016. KQZ, cakton vendin e numërimit të votave jo më vonë se data 19 gusht 2016.
2. “Për përdorimin e kamerave dhe monitorëve në VNV, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie Dibër, qarku Dibër, ZAZ 19, të datës 11.09.2016”.
3. “Për miratimin e modelit të fletës së votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
4. “Për miratimin e modeleve të tabelave të rezultateve, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
5. “Për caktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të KZAZ-së, të KQV-ve dhe GNV-ve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Dibër, qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
6. “Për caktimin e partive politike që do të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr.19, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Dibër, qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
7. “Për caktimin e procedurës së shortit për partinë që propozon anëtarin e 7-të në KZAZ nr.19, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Dibër, qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
8. “Për shpalljen e shortit për partinë që propozon anëtarin e 7-të në KZAZ nr.19, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Dibër, qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
9. “Për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-ve, kryetarit të KQV-së, vulës rezerve për KQV-të, administrimit dhe shpërndarjes së vulës rezervë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër, qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
10. Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie Dibër, qarku Dibër, ZAZ 19, të datës 11.09.2016”.
11. “Miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, që do të zhvillohen në datë 11 shtator 2016”.
12. “ Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie Dibër, të datës 11.09.2016”.
13. “Për miratimin modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-së, nr. 19, për zgjedhjet për Kryetarin e bashkisë Dibër, të datës 11 shtator 2016”.
14. “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit që do të përdoret nga Komisioni i Qendrës së Votimit në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11 shtator 2016”.
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi:
– Projekt-vendimin,“Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë, për disa çështje në lidhje me zonat e mbrojtura të Bashkisë Tiranë”.KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë, për disa çështje në lidhje me lejet e zhvillimit dhe ndërtimit në territorin e Bashkisë Tiranë”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës.