Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.
KQZ vendosi ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, me përbërjen si më poshtë:
1. Z. Muhamed Veliu
2. Z. Basir Çollaku
3. Z. Maklen Misha
4. Z. Flogert Muça
5. Z. Qamil Xhani
6. Z. Rexhep Polisi
7. Z. Artan Cena

2. “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017”.
KQZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 42, në palestrën e Shkollës 9-vjeçare, “Tre Dëshmorët”, Kavajë.

3. “Për miratimin e Manualit dhe Fletores së punës të Komisionit të Qendrës së Votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”.

4. “Për miratimin e Manualit dhe Fletores së punës të Komisionit të Qendrës së Votimit, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017”.