Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

– “Për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi miratimin e planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet të cilat duhet të nxjerr KQZ, në funkison të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, për miratimin e tyre.

– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë:
1) Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, zj. Marsela Hysa
2) Qarku Dibër, Bashkia Klos, zj. Marime Ademi
3) Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, z. Gjovalin (Xhovalin) Bibaj