Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
1. Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Konservatore, me objekt, kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.64, Bashkia Berat. KQZ hodhi shortin dhe relatoi Kërkesën Ankimore nr. 23 dhe vendosi mospranimin e kërkesës së paraqitur nga Partia Konservatore.
2. Projekt-vendimin, “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do tu shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”
3. Projekt-vendimin, “Për lirim dhe emërimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve dhe sekretarit të KZAZ-së nr.30, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 21 qershor 2015”.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim kërkesën e koalicionit Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet, për çregjistrimin nga kandidimi, të kandidatit për Kryetar të Bashkisë Këlcyrë, z. Gentian Muhameti, me pretendimin se kandidati ka refuzuar të bëjë verifikimin e të kaluarës së tij në lidhje me figurën.
Për të arritur në një vendimmarrje sa më të saktë, KQZ vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Shtetit, verifikimin nëse z. Gentian Muhameti, ka apo jo rekorde kriminale.