Administrata e KQZ-së mori pjesë në Workshop-in dy ditor të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.

Workshop-i kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e përgatitjeve të akteve nënligjore për financimin e partive politike, në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri, në emër të institucionit që ai drejton, falenderoi NDI dhe Ambasadën Britanike për punën e palodhur në mbështetje të KQZ-së dhe Administratës, me qëllim rritjen e profesionale të stafit në funksion të mbikqyrjes dhe kontrollit të financave të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.