Tiranë, më 22.05.2013

Kryetarja e KQZ-së takon Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ka pritur në ambjentet e KQZ-së delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Roberto Battelli,

Koordinator Special i caktuar nga Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe z. Andreas Northelle, Përfaqësues Special i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit me Kryetaren e KQZ-së në kuadër të drejtimit të një Misioni Vlerësues (NAM) lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të datës 23 qershor.

Kryetarja e KQZ-së u ka uruar mirëseardhjen z. Roberto Battelli dhe z. Andreas Northelle si dhe i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij.
Nga ana e tyre, z. Roberto Battelli dhe z. Andreas Northelle e kanë falenderuar Kryetaren për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE