Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ngrejë Zyra Rajonale Zgjedhore (ZRZ), për periudhën 1 mars – 31 korrik 2019, në qytetet si më poshtë:

Berat, Skrapar, Dibër, Burrel, Durrës, Krujë, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Fier, Roskovec, Lushnjë, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Tiranë, Vorë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Delvinë.

ZRZ, personeli i të cilave do të përbëhet nga një inspektor Rajonal Zgjedhor, do të kenë rol mbështetës në punën e administratës së KQZ-së, për koordinimin dhe komunikimin efikas midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, subjekteve zgjedhore dhe organeve të qeverisjes vendore, në funksion të mirëadministrimit të proçesit zgjedhor tw datws 30.06.2019. Paga për këtë pozicion pune është sipas VKM nr. 187, dt 8.03.2017, e ndryshuar, klasa IV-b.

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët:

  1. Të kënë arsimin e lartë, me përparësi atë juridik;
  2. Të kenë jo më pak se dy vjet eksperiencë pune në administratë dhe/ose në fushën e zgjedhjeve;
  3. Të njohin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të mos kenë qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit;
  5. Të mos jenë kandidat në listën shumemërore të partive politike apo i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore;
  6. Të mos jenë ushtarak, punonjës i policisë së shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror;
  7. Të mos ketë masa administrative dhe penale ne fuqi;
  8. Të ketë aftesi të mira kominikimi dhe analitike;
  9. Të jetë me banim në Qarkun përkatës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. CV (jetëshkrimi);
  3. Çertifikatë personale;
  4. Libreza e punës, fotokopje e noterizuar;
  5. Diplomë, fotokopje e noterizuar;
  6. Çertifikata kualifikuese, fotokopje të noterizuara;
  7. Deklarata e aplikuesit se nuk ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit, dhe ndaj tij/saj nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 12.02.2019, pranë zyrës së Protokollit të KQZ-së me adresë Rruga “Ibrahim Rugova” nr. 4, Tiranë. “