Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:
– “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017”.
KQZ vendosi që për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë do të prodhohen 62.937 fletë votimi.
– “Për regjistrimin e disa partive politike, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”. KQZ vendosi të regjistrojë partitë politike si më poshtë:
1. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”.
2. Partia “Aleanca Popullore për Drejtësi”
3. Partia “Partia Demokracia Sociale”
4. Partia “G99”
5. Partia “Partia e të Drejtave të Mohuara”
6. Partia “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”
7. Partia “Rruga e vërtet Shqiptare”
8. Partia “Partia Socialiste e Vërtetë 91”
9. Partia “Partia Shqiptare Atdheu”
10. Partia “Ardhmërija Shqiptare ”
11. Partia “Fryma e Re Demokratike”
12. Partia “Partia Reformatore Demokratike”
13. Partia “Partia Pajtimit Kombëtar”
– “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017”.
– “Për lirimin dhe emërimin e dy anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së nr. 29, dhe të anëtarit të KZAZ-së nr. 37, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017”.
KQZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen ardhshme të projektvendimit, “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”.