Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”.
Rekomandimet e auditëve teknicien do t’i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
– “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë për vëzhgimin e zgjedhjeve për kryetar në Bashkinë Kavajë, të datës 07 Maj 2017”.
KQZ vendosi akreditimin e 21 (njëzet e një) vëzhguesve afatgjatë.
– “Për lirimin dhe emërimin e një anëtari të KZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017”.
– “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017”.
KQZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 për funksionarët publik.
KQZ vendosi shpalljen e pavlefshmërisë dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit për funksionarët:
1. Z.Ardian Marku, anëtar i Këshillit të Bashkisë Lezhë.
2. Z.Xhevdet Sopaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë Kukës.