Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.
2. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Sfida për Shqipërinë ” për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.
3. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Ligj dhe Drejtësi” për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.
4. “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr. 4, Qarku Shkodër, dhe anëtarit të KZAZ-së nr. 26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.
5. “Për emërimin e Kryetarit të KZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 07.05.2017”.
6. “Për emërimin e Kryetarëve dhe zv. Kryetarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18.06.2017”.