Tiranë më 16.04.2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të vendimit nr.16, datë 12.03.2018 “Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kavajë të datës 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kolonjë, të datës 20.11.2016”, kërkon të punësojë personel shtesë të përkohshëm për pozicionet e punës, si më poshtë;
10 Specialistë me afat kohor 45 ditë
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Të ketë arsim të lartë.
• Avantazh të ketë përvojë pune në këtë fushë.
• Të ketë aftësi komunikimi dhe manaxhimi.
5 Operatorë, me afat kohor 45 ditë
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në arkiv.
• Të përdorë lehtësisht programet bazë kompjuterike.
35 Punëtorë, me afat kohor 45 ditë
Kritere të veçanta të përzgjedhjes:
• Avantazh, të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në këtë lloj shërbimi.
Kërkuesit duhet të paraqesin, brenda datës 27.04.2018, në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentacionin si vijon:
Për Specialistë:
– Kërkesë me shkrim për aplikim;
– Dokument identifikimi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje);
– Librezë pune ose vërtetim zyrtar për kohën e punës;
– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar në një punë tjetër;
Për Operatorë dhe punëtorë:
– Kërkesë me shkrim për punësim;
– Dokument identifikimi;
– Dëftesë të arsimit shkollor;
– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar diku tjetër.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve