Tiranë më 16.04.2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të vendimit nr.16, datë 12.03.2018 “Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kavajë të datës 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kolonjë, të datës 20.11.2016”, kërkon të punësojë personel shtesë të përkohshëm për pozicionet e punës, si më poshtë;

10 Specialistë me afat kohor 45 ditë

Kritere të veçanta të përzgjedhjes:

• Të ketë arsim të lartë.

• Avantazh të ketë përvojë pune në këtë fushë.

• Të ketë aftësi komunikimi dhe manaxhimi.

5 Operatorë, me afat kohor 45 ditë

Kritere të veçanta të përzgjedhjes:

• Të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në arkiv.

• Të përdorë lehtësisht programet bazë kompjuterike.

35 Punëtorë, me afat kohor 45 ditë

Kritere të veçanta të përzgjedhjes:

• Avantazh, të ketë arsim të mesëm dhe përvojë pune në këtë lloj  shërbimi.

Kërkuesit duhet të paraqesin, brenda datës 27.04.2018, në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentacionin  si  vijon:

Për Specialistë:

– Kërkesë me shkrim për aplikim;

– Dokument identifikimi;

– Curriculum Vitae;

– Diplomë të shkollës së lartë, së bashku me listë notash (fotokopje);

– Librezë pune ose vërtetim zyrtar për kohën e punës;

– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar në një punë tjetër;

Për Operatorë dhe punëtorë:

– Kërkesë me shkrim për punësim;

– Dokument identifikimi;

– Dëftesë të arsimit shkollor;

– Deklaratë me shkrim që nuk është i punësuar diku tjetër.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve