1. LËVIZJA PARALELE BRENDA TË NJËJTËS KATEGORI

Në zbatim të nenit 25, pikës 1, Kreut V, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,“ Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka 1(një) vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist/jurist në Sektorin e Verifikimit të Dokumentave dhe Këshillimit Ligjor mbi Ankesa Administrative e Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor. Kategoria e pagës III-b.

  1. Lëvizje Paralele

Pozicioni u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se pozicioni, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Siguron bazën ligjore në të gjitha aktet e Kas-it (vendime, udhëzime).

Asiston organet drejtuese të Komisionit Rregullator dhe Kas-it në proceset e shqyrtimeve administrative të ndërmarra prej tyre në zbatim të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të veçanta.

Verifikon dokumentacionin e subjekteve zgjedhore për regjistrimin e partive politike/listave shumëemërore.

Të përfaqësojë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në proceset gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për çështjet ku KQZ-ja është palë;

Të administriojë procesin e ankimimeve zgjedhore të paraqitura në KQZ, përgatitja e dosjeve për verifikimin paraprak nga KQZ të ankimit të paraqitur, pergatitja e shortit dhe afishimi i vendimit për pranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) Të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “mire ”ose” shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

-Arsim i lartë, master shkencor, në shkencat juridike.

Përvoja: Eksperiencë  në  punë jo më pak se 2(vjet) vjet në nivel ekzekutiv.

-Të ketë njohuri, të demostruara në fushën e jurisprudencës, të ketë njohuri të gjera të legjislacionit, njohuri të mira të procedurave administrative, civile, penale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, atësi për të punuar në presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.

-Të  zotëroj një gjuhë të BE-së, avantazh  gjuha angleze.

Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,

-Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

-Një kopje të jetëshkrimit.

-Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

-Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

-Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

-Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

-Aktin e emërimit si nëpunës civil.

-Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

-Fotokopje librezës së punës.

-Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.

-Fotokopje të kartës së identitetit.

-Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 16.12.2020,  10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

  • Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi ligjin nr.44/2015”Kodin e Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
  • Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”

 

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 12.12.2020 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 28.12.2020, ora 11:00 në ambjentet e KQZ-së.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  • 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidtët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.

Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim në Komisionin e Brendshëm për Lëvizjen paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual mbi rezultatin. Ankuesi merr përgjigje brenda 3(tri) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Komisioni, brenda 24 (njëzetë e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë, për t’u emëruar në pozicionin Specialist/ jurist në Sektorin e Verifikimit të Dokumentave dhe Këshillimit Ligjor mbi Ankesa Administrative e Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor.

Kandidati fitues do të shpallet nga njësia përgjegjëse në datën   08.01.2021.

Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut.

  1. Pranim në shërbimin civil

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se :

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.

 

Konkurimi do të bazohet në:

  • Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi ligjin nr.44/2015”Kodin e Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
  • Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”

Konkursi do të kalojë në këto faza:

     Faza e parë

Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 16 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.

      Faza e dytë

Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;

Vlerësimi me shkrim;

Intervista e strukturuar me gojë

Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;

-Të jetë shtetas shqiptar.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për

kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

-Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është

shuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

-Arsim i lartë, master shkencor, në shkencat Juridike.

Përvoja: Eksperiencë  në  punë jo më pak se 1(një) vit në fushën e jurisprudencës.

-Të ketë njohuri, të demostruara në fushën e jurisprudencës, të ketë njohuri të gjera të legjislacionit, njohuri të mira të procedurave administrative, civile, penale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, atësi për të punuar në presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.

-Të  zotëroj një gjuhë të BE-së, avantazh  gjuha angleze.

 

 Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

 

Siguron bazën ligjore në të gjitha aktet e Kas-it (vendime, udhëzime).

Asiston organet drejtuese të Komisionit Rregullator dhe Kas-it në proceset e shqyrtimeve administrative të ndërmarra prej tyre në zbatim të ligjit zgjedhor dhe ligjeve të veçanta.

Verifikon dokumentacionin e subjekteve zgjedhore për regjistrimin e partive politike/listave shumëemërore

Të përfaqësojë Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në proceset gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për çështjet ku KQZ-ja është palë;

Të administriojë procesin e ankimimeve zgjedhore të paraqitura në KQZ, përgatitja e dosjeve për verifikimin paraprak nga KQZ të ankimit të paraqitur, pergatitja e shortit dhe afishimi i vendimit për pranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në    

zyrën e Protokollit të KQZ-së, këto dokumenta: 

Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

-Një kopje të jetëshkrimit.

-Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

-Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj

duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

-Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

-Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

-Aktin e emërimit si nëpunës civil.

-Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

-Fotokopje librezës së punës.

-Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.

-Fotokopje të kartës së identitetit.

-Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 21.12.2020, jo më pak se 15 (pësëmbëdhjetë) ditë kalendarike.

 

Në datën 30.12.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.

Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në KQZ në datën 11.01.2021,

në orën 11-00.  

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së.

Totali  i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

-për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e

arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën deri në 15 pikë,

-për intervistën e strukturuar me gojë 25 pikë,

-për vlerësimin me shkrim 60 pikë.

Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

Nëse  kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë.

Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 12.01.2021.

Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së   dhe në stendën e informimit të publikut,

Kandidati, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPP, për rezultatin e pikëve dhe/ ose renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:

a) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në gjysmën e pikëve ( deri në 30 pikë) nga ky vlerësim;

b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit;

c) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në të tre fazat e vlerësimit.

Të gjithë ankuesit marrin përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.

Njesia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të shqyrtimit të ankimeve, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve ekzistuese të lira, për të cilat kanë konkurruar.

Shpallja përfundimtare e listës së fituesve do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, si dhe në faqen zyrtare të KQZ-së, www.cec.gov.al në datën 20.01.2021.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.gov.al