Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, Kreut V, “Ngritja në detyrë”, Neni 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 ”Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të katgorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu VII, pika 10, ju njoftojmë se u zhvillua konkursi, për pozicionin e lirë të punës, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore.
Komisioni i Ngritjes në Detyrë në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli kantidatin fitues për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, si më poshtë:
1. Z.Erion META me 93.8 pikë.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve