NJOFTIM

Njoftim për kandidatët që do të testohen me shkrim dhe me gojë për pozicionin e punës Drejtor i Shërbimeve dhe Logjistikës.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 22, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, ju njofton se, për konkursin procedurë “Ngritja në detyrë”, për pozicionin, Drejtor i Shërbimeve dhe Logjistikës, do të vazhdojnë konkurrimin,

1. Z. Eldi Hoxha

2. Znj.Shpresa Bica

Testimi do të zhvillohet më datë 14.09.2016 ora 10:00

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve