Komisionit Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

 

E nderuar Kryetare e Rregullatorit,

Të nderuar anëtarë,      

Në mbështetje të shkronjës ˝c˝, të paragrafit 1 të nenit 19 të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 ˝Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë˝, i ndryshuar, Komisioneri vë në lëvizje Komisionin Rregullator sa herë që paraqiten çështje të kompetencës së tij.

Ju vë në dijeni, se nga ana e administratës së Komisonit Qendror të Zgjedhjeve është përfunduar puna për përgatitjen e projektrregullores ˝Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë˝. Në mbështetje të shkronjës ˝d˝, paragrafi 1, të nenit 20 të ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 ˝Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë˝, i ndryshuar, miratimi i kësaj projektrregulloreje është kompetencë e Komisionit Rregullator.

Përsa më sipër, në respekt të këtij parashikimi ligjor propozoj thirrjen e mbledhjes për shqyrtimin e këtij projektakti.

Bashkëlidhur do të gjeni kopje të projektrregullores dhe të relacionit shoqërues.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.

 

KOMISIONER

Ilirjan CELIBASHI