Informacion për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër.

KQZ e angazhuar për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 11.09.2016, për kryetarin e Bashkisë Dibër, në respektim të plotë afateve ligjore proceduriale, informon dhe sjell në vëmendje:
1. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë regjistruar 19 parti politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër.
2. KZAZ nr. 19, që do të administrojë procesin zgjedhor në ZAZ nr. 19, është konstituuar më datë 12.08.2016;
3. Sot më datë 15.08.2016 është afati i fundit për:
a- Për paraqitjen në KQZ të kerkësave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së.
b- Për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. KZAZ nr. 19 bazuar në aktet nënligjore të miratuar a nga KQZ, punon në oraret ora 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00.
4. Sot KQZ ka kryer kursin e trajnimit për anëtarët e Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të datës 11 shtator, fton partitë politike të respektojnë detyrimet ligjore në çdo etapë të procesit zgjedhor, afatet e të cilit janë të shkurtuara.