Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së nr.19, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër, të datës 11.09.2016”.
2. “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor Nr.19, për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi që mbledhja e parë e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 19, të bëhet ditën e premte, dt. 12.08.2016, në orën 10:30, në zyrën e KZAZ-së.