Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Miratimi i vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve nga Ambasada Amerikane, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës, të datës 11 Shtator 2016. KQZ vendosi akreditimin e dy vëzhguesve afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve.
2. “Miratimi i vëzhguesve afatshkurtër nga Bashkimi Evropian, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës të datës 11 Shtator 2016”. KQZ vendosi akreditimin e 5 vëzhguesve afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve.
3. “Miratimi i vëzhguesve afatshkurtër nga Ambasada e Suedisë, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë e Dibrës, të datës 11 Shtator 2016”. KQZ vendosi akreditimin e një vëzhguesi afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve.