Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 28.06.2019, Ora 18:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e një vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës të Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve zgjedhore (fletë votimi ,vula, kuti votimi, kode siguri ) të qendrave të votimit në KZAZ nr.6, Qarku Shkodër dhe zëvendësimin e tyre me materialet zgjedhore të nevojshme
  3. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve të KZAZ, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 1019”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.