Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi proejktvendimet:

  1. “Për shqyrtimin e Raportit të Bordit të Monitorimit të Medias, për datën 21.06.2019 deri në datën 26.06.2019, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Suedeze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën Ambasades Suedeze, për akreditimin e 3 vëzhguesve afatshkurtër dhe një përkthes, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  3. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Euroneës Albania, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Euroneës Albania, për akreditimin e 4 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  4. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendi të numërimit të votave të ZAZ nr.4 dhe ZAZ nr.5, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  6. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  7. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Rozafa, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Rozafa, për akreditimin e 9 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.