Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 08.07.2019, Ora 11:00, me rend dite:

  1. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.45 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike “.
  4. “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike “

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.