Për kandidatin që plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim , për pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 25 dhe 26 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Kreu III “Ngritja në Detyrë”, pika 22, 23, 24, ju njoftojmë se pas vlerësimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve të paraqitur, nëpunësi z.Nexhmi Mezani, do të vazhdojë konkurimin me shkrim dhe intervistën me gojë, për vendin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve