Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”,
Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, në pozicionin Specialist/Jurist Prokurimesh në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Kategoria e pagës III-b.

– Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

– Merr pjesë në Njësinë e Prokurimit, ku ngarkohet me urdhër nga Titullari i Autoritetit Kontraktor (Sekretari i Përgjithshëm) dhe të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik.

– Ndjek afatet ligjore të urdhërave të prokurimit, harton dokumentat e tenderit , administron dosjen e prokurimit, merr pjesë në mbledhjet e njësisë , si dhe të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe bën regjistrimin e procesverbaleve, të mbledhjeve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njesisë së Prokurimit.

– Respekton afatet proceduriale të proçedurave të prokurimit, afate të parashikuara në ligjin dhe në rregullat e prokurimit publik.

– Ndjek procedurën e botimeve që bëhen në buletinin e prokurimit pranë Agjensisë së Prokurimit Publik.

– Ndjek me përpikmëri mënyrën e arkivimit të dosjeve të prokurimit, duke filluar që nga veprimet paraprake të llogaritjes së fondit limit, urdhëri i prokurimit e deri në publikimin e kontratës së nënshkruar. Brenda 6-mujorit të parë të vitit pasardhës dorëzon dosjen perkatëse te procedurës së prokurimit në arkiv, konform rregullave të përcaktuara raportuar për problemet përkatëse të ndeshura gjatë punës së përditshme, si dhe gjatë zvillimit të procedurave të prokurimit ( kur ato ndeshen janë konfidenciale)

– Jep sqarime kur i kërkohet, me cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit, lidhur me dokumentacionin e tenderit, kandididatëve që paraqiten në tender dhe anëtarëve të KVO-së

– Kryen të gjitha veprimet e parashikuara në ligj dhe në rregullat e prokurimit publik për këtë lloj aktiviteti, në rastet kur ngarkohet si anëtar i komisionit të blerjeve të vogla.

– Harton kontratat në përputhje me kërkesat e ligjit të prokurimit publik.

– Ruan informacionin konfidencial që grumbullon gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, si dhe informacionet e tjera.
– Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
• Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
• Arsim i lartë, master shkencor, në shkencat Juridike;
• Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2(dy) vjet,në fushën e prokurimeve.
• Të ketë njohuri të gjera të demostruara në fushën e prokurimit publik, njohuri shumë të mira të procedurave zgjedhore, aftësi për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit;
• Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht;

• Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

• Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë,i ndryshuar;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së;
-Ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.

– Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 07.03.2019.
– Në datën 15.03.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.

Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë Njësisë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

– Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 29.03.2019, në mjediset e KQZ-së, në orën 10-00.
– Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– Testimi me shkrim – 60 pikë,
– Vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë,
– Intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë,

– Nëse kandidati grumbullon mbi 45(dyzet e pesë) pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë.

– Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 05.04.2019.

Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, si dhe në faqen zyrtare të KQZ-së, në datën 15.04.2019
Drejtoria e Burimeve Njerëzore